Një video në TikTok me përmbajtje seksuale është vërshuar me komente nga burrat që akuzojnë gratë për sulm.
Shumë prej tyre përmendin Andrew Tate, influencuesin kontrovers, i cili është ndaluar nga disa platforma për pikëpamjet e tij mizogjene.
Videoja dyminutëshe, nga një llogari me rreth 1 mijë e 700 ndjekës, është shikuar më shumë se 1.2 milion herë.
Producentja e filmit, Emmeline Hartley beson se algoritmet e TikTok-ut po nxisin edhe më shumë urrejtje ndaj videos.
Personave që përdorin TikTok u shërbehet përmbajtje bazuar në një përzierje videosh që u kanë pëlqyer më parë dhe në të cilat njerëzit si ata i kanë parë dhe komentuar.
TikTok tha se mizogjinia është e ndaluar në platformë.
“Udhëzimet tona e konsiderojnë si ideologji urrejtjeje dhe ne jemi të vendosur se nuk e duam atë përmbajtje në platformën tonë”, tha një zëdhënës.
Sipas këtij zëdhënësi, mbi 100 komente me përmbajtje fyese janë hequr nga videoja e saj./UBTNews/