Sipërmarrësi John Donald shet skifterë robotik në të gjithë botën, por ende nuk mund ta besojë që ra viktimë e krimit kibernetik gjatë pandemisë.
Donald, i cili ka njohuri në teknologji, tha se ishte në shënjestër të mashtruesve kur biznesi i tij familjar u përball me rënie prej 95% të qarkullimit. Edhe pse kishte dyshime në fillim, përfundimisht iu nënshtrua kërkesave të tyre dhe transferoi gati 100 mijë funta në një llogari bankare false.
Ai i tha BBC Scotland: “Kur gruaja ime doli nga dera pikërisht në fund të këtij procesi, ajo mendoi se po përballesha me krizë nervore. Ishte shumë, shumë stresuese. Nuk do t’ia uroja askujt”.
Sipas shifrave të reja nga Policia e Skocisë, ka pasur një rritje prej 68% të mashtrimeve që nga viti 2018, dhe vetëm vitin e kaluar u regjistruan 17 mijë raste – shumica prej tyre në internet.
Kompania e tij, tani me qendër në Arisaig, prodhon robotë skifterë të vegjël për kontrollin e dëmtuesve të shpendëve.
Firma shiti produktet e saj në 17 vende, por u godit nga pandemia COVID-19./UBTNews/