UBT News

Prodhuesi gjerman i tankeve Leopard shpreson të hapë një fabrikë në Ukrainë

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall, i cili prodhon tanket Leopard përveç armëve të tjera të rënda, shpreson se do të hapë një fabrikë tankesh në Ukrainë, ka thënë kryeshefi ekzekutiv, Armin Papperger, për një gazetë gjermane.

Papperger, siç u citua nga e përditshmja “Rheinische Post” gjatë fundjavës, tha se negociatat për ndërtimin e një fabrike të tillë po vazhdojnë. Sipas së përditshmes, vendimi mund të merret brenda dy muajsh.

Fabrika do të kushtonte rreth 200 milionë euro ose rreth 214 milionë dollarë dhe mund të ndërtoheshin rreth 400 tanke çdo vit, tha Papperger për “Rheinische Post”.

Ai tha se një version i ri i tankut luftarak plotësisht të digjitalizuar “Panther” mund të ndërtohet në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version