UBT News

Prodhimi i kokainës arrin nivele rekord

Sipas një raporti që u publikua së fundi, prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve për COVID-19.

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokasë u rrit me 35% midis viteve 2021 dhe 2022 në nivele rekord. Në studim thuhet se qendra të reja për trafikim janë shfaqur në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore.

Raporti thekson se trafikantët po ashtu po përdorin edhe shërbimet postare ndërkombëtare për të dërguar drogën te konsumatorët.

Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainë, dhe ndiqet nga Amerika Jugore dhe Qendrore si dhe Karaibet.

Ndonëse në raport thuhet se tregjet në Afrikë dhe Azi janë “ende të limituara”, Ghada Waly nga Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se potenciali që tregu të zgjerohet atje është një realitet i rrezikshëm.

Raporti Global për Kokainën tha se rritja e prodhimit është si rezultat i një zgjerimi në kultivimin e shkurreve të kokainës, si dhe përmirësimeve në konvertimin e kokainës në kokainë pluhur.

Raporti thotë: “Të dhënat e konfiskimeve sugjerojnë se roli i Afrikës, veçanërisht Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, si një zonë tranziti për kokainën në rrugën e saj drejt tregjeve në Evropë është rritur ndjeshëm që nga viti 2019”.

“Si sasia totale e sekuestruar në Afrikë dhe numri i konfiskimeve të mëdha duket se kanë arritur nivele rekord gjatë vitit 2021”, thuhet tutje.

Raporti thotë se shpërthimi i COVID-19 pati një efekt “përçarës” në tregjet e drogës pasi udhëtimet ndërkombëtare u kufizuan rëndë./UBTNews/

Exit mobile version