UBT News

Procesorët e rinj Intel sjellin frekuenca 5G tek laptopët e hollë

Intel u rikthye fuqishëm në fillim të këtij muaji me lançimin e procesorëve Tiger Lake H të gjeneratës së 11-të ndërsa në Computex 2021 kompania prezantoi një çift të ri procesorësh të serive U të cilët kanë frekuencë deri në 5Ghz.

Specifikisht Intel prezantoi Core i7-1195G7, që është procesori më i fuqishëm i serive U, dhe Core i5-1155G7 i cili bëhet procesori më i fuqishëm Core i5.

Çipet operojnë në rangun 12-28 vat dhe me konfigurime 4/8 bërthama dhe threads. Gjithashtu kanë grafikat e reja Intel Iris Xe.

I7-1195G7 ka frekuencë bazë prej 2.9Ghz dhe turbo prej 5.0Ghz falë teknologjisë Turbo Boost Max 3.0. ndërsa Core i5-1155G7 ka frekuencë bazë prej 2.5Ghz dhe turbo prej 4.5Ghz.

Procesorët e parë me frekuencë bazë prej 5.0Ghz erdhën në 2019-ën tek laptopët. Së bashku me këto modele të reja, Intel zbuloi një modem 5G për laptopët, një kartë M.2 që mund të inkorporohet në dizajnet e laptopëve.

Edhe pse kompania shiti teknologjinë 5G për smartfonët tek Apple, vazhdon përpjekjet në teknologjinë 5G në drejtim të tjera. Modemi i ri është një bashkëpunim me MediaTek dhe Fibocom duke ofruar mbështetje për 5G në frekuencat nën-6Ghz dhe teknologjinë e integruar e-Sim. Laptopët e parë me këtë teknologji 5G vinë drejt fundit të vitit nga Acer, Asus dhe HP. /PCWorld Albanian

Exit mobile version