Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm. Kjo vitaminë ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore.
Mungesa e saj nga ana tjetër shkakton shumë komplikacione, disa prej të cilave i gjeni më poshtë në këtë artikull.
Funksionet e Trurit
Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit. Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.
Depresion
Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe ankth. Marrja e suplementëve e rimëkëmb gjendjen e brendshme të njeriut në vetëm një javë.
Ishemia dhe Sëmundjet Kardiovaskulare
Mungesa e kësaj vitamine ka lidhje të fortë me shfaqjen e ishemisë. Në mungesë të vitaminës B12, nivelet e homocisteinës në gjak janë shumë të larta. Një gjë e tillë rrit rrezikun e ateroskleroës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
Anemia
Kur nivelet e vitaminës B12 janë të ulëta, organizmi e ka të vështirë të prodhojë rruaza të kuqe. Kësisoj, organizmi është më i predispozuar të preket nga anemia.
Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë B12
Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vevzët, qumështi dhe nënproduktet e tij. Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë. Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 .
Një sasi prej 150 gramë sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12. Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme./AgroWeb