Ju pëlqejnë lëngjet dhe jeni në kërkim të diçkaje të re? Duhet të provoni të integroni në rutinën tuaj lëngun e panxharit të kuq. Ngjyra e tij e kuqe është shenjë e pagabueshme se panxhari është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes, luftimin e inflamacionit, madje dhe parandalimin e kancerit. Lëngu i panxharit është i pasur gjithashtu me një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve të tilla si hekuri, kalciumi, magnezi, bakri, kaliumi, squfuri dhe vitaminat A,C dhe K.
Betalain-et janë pigmente bimore që i japin panxharit ngjyrën karakteristike dhe posedojnë veti antioksiduese, duke e bërë çdo goë lëng panxhari të shkëlqyer për shëndetin tuaj.
Temperaturat e larta mund t’i shkatërrojnë betalain-et prandaj është mirë që panxharët të konsumohen të shtrydhura në mënyrë që trupi të marrë antioksidantë me bollëk.
Panxhari përmban gjithashtu acid oksalik, i cili nuk këshillohet për ata që vuajnë nga artriti e gurët në veshka. Prandaj duhet ta pini atë me modelim në mënyrë që të shmangni komplikimet që sjell acidi oksalik.
Më poshtë do të lexoni për disa nga problemet që panxhari i kuq parandalon dhe kuron
Shenjat e plakjes së lëkurës
Falë ngarkesave të larta të betalain-eve në të, pirja e lëngut të panxharit të kuq mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjes së lëkurës. Ju gjithashtu mund të aplikoni lëng të freskët të panxharit të kuq në fytyrë duke përdorur një tampon pambuku, veçanërisht në zonat që janë të pritura për rrudha si balli, sytë dhe këndet e gojës.
Lufton lëkurën e errët dhe të thatë
Vitamina C në lëngun e panxharit ndihmon në largimin e pigmenteve të tepërta të lëkurës. Kjo është arsyeja pse aplikimi i i lëngut të panxharit në zonat e errëta trupit mund t’ju ndihmojë të fitoni përsëri vetëbesimin tuaj. Gjithashtu, lëngu i panxharit, i pasur me vitaminë C mund të ndihmojnë parandalimin tharjes së lëkurës. Aplikoni dhe pini lëng panxhari në të njëjtën kohë për lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.
Parandalon akumulimin e toksinave
Lëngu i panxharit të kuq ndihmon mëlçinë sepse përmban ‘glutathione’, një lloj antioksidanti që është shkencërisht i provuar se detoksifikon mëlçinë. Kjo e fundit luan shumë role në organizmin tonë dhe eliminimi i substancave toksike, është vetëm një prej tyre.
Lufton aneminë që lidhet me mungesën e hekurit
Panxhari i kuq është një burim i mrekullueshëm hekuri, pasi, ndryshe nga mishi i kuq, ai nuk përmban kolesterol apo yndyra që lidhen me probleme kardiake nëse merret në doza të mëdha.
Lufton presionin e lartë të gjakut
Lëngu i panxharit të kuq është i pasur me antioksidantë dhe fibra distike, të cilat mbajnë presionin e gjakut në parametra normale. Presioni i lartë i gjakut sipas ekspertëve, shton riskun për sëmundjet e zemrës.
Pengon shumëfishimin e qelizave kancerogjene
Shumë studime kanë treguar se panxhari i kuq posedon veti antikancerogjene dhe kjo është arsyeja pse pirja e lëngut të tij rregullisht mund t’ju mbajë larg sëmundjeve si kanceri. Lëngu i panxharit të kuq përmirëson nivelet e oksigjenit në inde dhe rrit nivelet e pH, të dyja këto, shumë të rëndësishme për të parandaluar zhvillimin e qelizave kancerogjene.
Lufton inflamacionin kronik
Konsumi i lëngut të panxharit të kuq është shumë i dobishëm për të kontrolluar inflamacionin me të cilin përballemi shpesh. Dhe inflamacion është i lidhur me një numër të lartë problemesh që nga përshpejtimi i plakjes, tek shtimi në peshë, dhimbjet e kyçeve, diabeti, kanceri e sëmundjet e zemrës./neps.al