Çdo qelizë në trup ka nevojë për ujë, mirëpo nganjëherë është e mundur që këto qeliza të përmbajnë shumë apo mund të kenë mungesë të lëngjeve, dhe kjo mund të qojë në problem serioze.
Balanci i lëngjeve në trup nuk ndikohet vetëm nga uji që e konsumojmë nga lëngjet apo ushqimet mirëpo gjithashtu mund të ndikohet edhe nga koncentrimi i kripës, si elektrolit. Elektrolitët janë minerale që përmbajnë një mbushje elektrike kur zbërthehen në gjak. Në trup, kripa zakonisht gjendet në lëngje jashtë qelizave dhe luajnë një rol në rëndësishëm në qarkullimin e ujit brenda dhe jashtë tyre.
Dy nga çrregullimet e dibalancës së ujit dhe kripës në trup janë hiponatremia dhe hipernatremia. Ato shkaktohen si rezultat i çrregullimeve të metabolizmit të ujit. Hipernatremia shkaktohet nga sasia e tepërt e ujit që mund të shkaktojë koncentrim të ulët të kripës në gjak, kurse hiponatremia manifestohet nga sasia e ulët e kripës në gjak për shkak të ujit të tepërt.
Disa nga shkaqet e këtyre çrregullimeve janë: Konsumimi i tepërt i ujit, sëmundje të veshkave, kanceri në mushkri, përdorimi i antidepresantëve dhe shkaqe të tjera.
Këto dy çrregullime mund të shkaktojnë probleme edhe më serioze të shëndetit siç janë dëmtimet e trurit, që mund të përfundojnë edhe me vdekje./Alsat M