I ftohti përbën një sfidë të madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Në rastin e sëmundjeve koronare, temperaturat e ftohta mund të nxisin ishemi kardiake, gjë që mund të shkaktojë edhe atak në zemër.
Ndikimi i temperaturave të ulëta te shëndeti i zemrës – Kur trupi gjendet në ambient të ftohtë duhet të përshtatet, të ruajë temperaturën e brendshme. Mënyra si përshtatet ka të bëjë me ndryshime fiziologjike që janë sfiduese për njerëzit. Temperaturat e ftohta shkaktojnë probleme si rritje e rrahjeve të zemrës, rritje të tensionit, sforcim të zemrës, prirje më e lartë ndaj trombozës.
Ekspozim minimal ndaj të ftohti – Kufizoni kohën e kaluar në ambiente të ftohta dhe nëse u duhet të dilni patjetër, vishuni ngrohtë nga koka tek këmbët.
Mos u stërmundoni – Stërmundimi fizik në hapësira të jashtme e në ambient të ftohtë mund të jetë dëmtues për zemrën.
Mos e teproni me nxehtësinë – Nëse visheni trashë dhe kryeni aktivitet fizik do ta stërmundoni zemrën. Enët e gjakut zgjerohen papritur dhe tensioni i gjakut do të ulet. Nëse jeni në ambient të jashtëm dhe vëreni që po djersisni, atëherë kjo është një shenjë rreziku.
Kujdes me gripin – I rrezikshëm për njerëzit që vuajnë nga zemra. Para se të merrni medikament, konsultohuni më parë me mjekun.
Mos pini alkool – Ajo zgjeron enët e gjakut në lëkurë, ju bën të ndiheni ngrohtë. Por nga ana tjetër, nxehtësia e nevojshme përthithet nga organet jetësore duke ju vënë në rrezik. /UBT News/