Fabrika kryesore e iPhone, Foxconn në Kinë, do të përballet edhe më tej me ulje të kërkesave gjatë muajit nëntor pas trazirave gjatë kësaj jave, tha të premten një burim për Reuters. 30 për qind e prodhimit të nëntorit u prek si pasojë e këtyre trazirave.
Hapësira, e cila është e vetmja fabrikë ku Foxconn prodhon modele premium iPhone, përfshirë iPhone 14 Pro, nuk ka gjasa të rifillojë prodhimin e plotë deri në fund të këtij muaji, shtoi burimi.
iPhone është përballur me kufizime të rrepta për shkak të COVID-19 që kanë nxitur pakënaqësi midis punëtorëve dhe kanë ndërprerë prodhimin para Krishtlindjeve dhe festës së Vitit të Ri Hënor të janarit, pasi shumë punëtorë ose u izoluan ose u larguan nga fabrika. Kjo ka nxitur shqetësime mbi aftësinë e Apple për të ofruar produkte për periudhën e festave të ngarkuara.
Të mërkurën, punëtorët, shumica e të cilëve ishin rekrutë të rinj të punësuar gjatë javëve të fundit, u përleshën me personelin e sigurisë në uzinën e Zhengzhou në Kinën qendrore./UBTNews/