UBT News

Probleme me ngërçin? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet

Ngërçi i muskujve është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve në trup Nëse jeni zgjuar ndonjëherë gjatë natës ose gjatë ecjes nga ngërçi, ju e dini mirë që shtrëngimet shkaktojnë dhimbje të forta.

Por, edhe disa ilaçe dhe probleme shëndetësore mund të shkaktojnë ngërç të muskujve.

Shumica e rasteve të ngërçit ndodhin në muskujt e këmbëve, veçanërisht në zonën e kofshës. Përveç dhimbjes së papritur, ndjeni ose shihni edhe një gungë të fortë të indeve të muskujve nën lëkurën tuaj.

Shkaqet – Përdorimi i tepruar i muskujve, etja, tendosja e muskujve ose mbajtja e një pozicioni për periudhë të zgjatur shkakton ngërç muskulor. Megjithatë, në shumë raste, shkaku nuk dihet.

Dhimbjet e muskujve mund të jenë të lidhura me probleme mjekësore themelore, të tilla si:

Furnizimi i pamjaftueshëm me gjak. Shtrëngimi i arterieve që çojnë gjak në këmbët tuaja mund të prodhojë raste të ngërçit.

Shtypja e fijeve nervore. Shtypja e nervave në shtyllën kurrizore (stenoza e mesit) prodhon dhimbje të ngërçit në këmbë.

Pamjaftueshmëria e mineraleve në organizëm. Mungesa e: Kaliumit, kalciumit ose magnez në ushqim ndihmojnë shfaqjen e ngërçit.

Faktorët e rrezikut që rrisin rrezikun e ngërçeve të muskujve përfshijnë:

Mosha – Njerëzit e moshuar humbasin masën e muskujve, kështu që muskujt e mbetur mund të kontraktohen më lehtë.

Dehidratimi – Personat që lodhen dhe humbasin ujë, shpesh hasin dhimbje të muskujve.

Shtatzënia – Dhimbjet e muskujve gjithashtu janë të zakonshme gjatë shtatzënisë.

Mund të jeni në rrezik më të lartë të ngërçeve të muskujve nëse keni probleme me diabetin, nervat, mëlçinë ose çrregullimet tiroide.

Këto hapa ndihmojnë në parandalimin e ngërçeve:

Shmangni dehidratimin – Pini shumë lëngje çdo ditë. Sasia e ujit varet nga ajo që hani, gjinia, niveli i aktivitetit tuaj, moti, mosha dhe mjekimet që merrni.

Shtrini muskujt – Bëni ngrohjen fizike para dhe pas përdorimit të ndonjë muskuli për një periudhë të zgjatur.

Nëse keni tendencë të keni dhimbje në këmbë gjatë natës, ushtroni pak muskujt e gjymtyrëve para gjumit. Ushtrimi i lehtë, siç është hipur në biçikletë stacionare për disa minuta para gjumit, gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve gjatë gjumit.

Kur duhet patjetër të vizitoheni tek mjeku:

Ngërçet e muskujve zhduken vetvetiu por ndonjëherë janë serioze sa duhet për të kërkuar kujdes mjekësor. Kur ngërçet shkaktojnë problemet e mëposhtme duhet të paraqiteni tek mjeku.

Shkaktojnë dhimbje të rënda;

Janë të lidhura me ënjtje të këmbëve, skuqje ose ndryshime të lëkurës;

Janë të lidhura me dobësi të muskujve;

Ndodhin shumë shpesh;

Ngërçi që shkaktohet nga disa ilaçe dhe medikamente.

Ngërçet njihen si efekte anësore kur përdoren disa ilaçe të caktuara për probleme tjera të shëndetit. Ato shfaqen me nifedipine (Procardia dhe të tjerë), të përdorura për shtrëngime kraharori, tension të lartë të gjakut dhe kushte të tjera).

Ngërçet shfaqen edhe prej disa ilaçeve të azmës si terbutalina (Brethine) dhe albuterol (Proventil, Ventolin). Disa ilaçe që përdoren për të ulur kolesterolin, siç është lovastatina (Mevacor) çon në ngërçe.

Kinina është substancë që ul ngërçin, në sasi minimale gjendet te uji tonik. Mjaft persona vënë re lehtësim nga ngërçet si rezultat i përdorimit të ujit. Kinina si preparat është i dëmshëm për shtatëzënat dhe për personat me probleme të tensionit.

Këshilla praktike për ngërçin

Sapo e ndjeni dhimbjen, zhvishni këmbën e prekur e shtypni shputën e zbathur të këmbës në dysheme. I ftohti dhe sipërfaqja e sheshtë do t’ju sillen në normalitet për pak sekonda. Nëse ju kap natën, tërhiqni drejt vetes gishtat e këmbës së prekur dhe dhimbja do të kalojë shpejt. /UBT News/

Exit mobile version