Parlamenti dhe qeveria e ardhshme e Rumanisë do të vazhdojnë rrugën pro-BE-së, pro-NATO-s dhe pro-Ukrainës në strategjinë kombëtare.
Partia e majtë Social-demokrate ka fituar thuajse 23 për qind të votave dhe ka një avantazh prej 5 për qind ndaj rivalëve që i vijnë pas.
Por ndërsa ata kanë kryesuar në sondazhe për të dytat zgjedhje rresht, populistët e ekstremit të djathtë kanë ecur përpara.
Aleanca për Unitetin e Rumunëve doli e dyta me thuajse 18 për qind të votave.
Rezultatet e kampit pro-evropian tregojnë se mazhoranca parlamentare dhe qeveria e ardhshme do të vazhdojnë kursin pro-perëndimor të Rumanisë si vendi kryesor në krahun lindor të NATO-s. Por rritja e partive ultra-nacionaliste është një realitet i qartë në skenën politike. Gjithashtu, pjesëmarrja e lartë në votime ishte pasojë e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, që do të pasohen nga i dyti më 8 dhjetor.