UBT News

Prizreni si epiqendër e inovacionit: UBT Start-up School hap dyert për sipërmarrësit e rinj

Prizreni, qyteti që ka pasur gjithmonë një frymë të veçantë e krijuese, po përjeton një tjetër moment të rëndësishëm në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Me një ceremoni të mbushur me energji dhe entuziazëm, UBT Start-up School hapi dyert e tij, një platformë që do të jetë shtysa e re për ata që duan të transformojnë idetë e tyre të biznesit në projekte të qëndrueshme dhe të suksesshme. Ky hap i ri është një mundësi e jashtëzakonshme për sipërmarrësit e rinj dhe ata që synojnë të krijojnë ndikim në tregun lokal dhe global.

Në hapjen zyrtare, që u zhvillua në ambientet e UBT-së në Prizren, morën pjesë figura kyçe nga fusha e arsimit dhe biznesit. Mes tyre ishte Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë që ka mbështetja për sipërmarrësit dhe rinovimi i vazhdueshëm i mundësive për ata që janë të pasionuar pas krijimit të biznesit.

“UBT Start-up School është një mundësi që ofron mbështetje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e ideve, për krijimin e rrjeteve të reja dhe për të lidhur sipërmarrësit me mentorë dhe ekspertë ndërkombëtarë”, tha Rektori Hajrizi, duke nënvizuar se kjo platformë do të bëhet një qendër ku inovacioni, kreativiteti dhe zhvillimi i aftësive të sipërmarrësve do të shkojnë krah për krah.

Nga ana tjetër, Besnik Skenderi, Drejtor i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, theksoi përmbajtjen e programit dhe qëllimet e tij të qarta: “UBT Start-up School synon të krijojë një mjedis të përshtatshëm për edukimin dhe zhvillimin e aftësive të reja në ndërmarrësi, duke siguruar një lidhje të fortë mes edukimit dhe industrisë”, tha ai, duke shtuar se programi është ndërtuar për të përgatitur pjesëmarrësit për sfidat dhe mundësitë që ofron një ekonomi globale gjithnjë e më konkurruese.

UBT Start-up School ofron një metodologji të re të të mësuarit që bashkon teorinë me praktikën, duke i mundësuar pjesëmarrësve të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të ndihmuar në ngritjen dhe zgjerimin e bizneseve të tyre. Programi ofron mundësi të mëdha për të mësuar nga ekspertët ndërkombëtarë dhe për të marrë udhëzime nga mentorë që vijnë nga Kosova, Gjermania dhe SHBA.

Trajnimi përfshin katër fusha kyçe: Zhvillimin e ideve të biznesit, Strategjitë e marketingut dhe menaxhimi i financave, Transformimi digjital i biznesit dhe Globalizimi i kompanive të reja.

Tre nivelet e programit janë të dedikuara për çdo fazë të zhvillimit të sipërmarrësve: Ideator për ata që janë të rinj në botën e sipërmarrjes dhe duan të zhvillojnë mendësinë e inovativitetit, Inovator për studentët që synojnë të krijojnë start-up-e dhe të aplikojnë ide krijuese në fushën e biznesit dhe Ndërmarrës për profesionistët e rinj dhe ata që duan të rrisin dhe zhvillojnë bizneset e tyre në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Pse të bëhesh pjesë e UBT Start-up School?

Nëse ke ëndrra të mëdha dhe ambicie për të krijuar diçka të re, UBT Start-up School është platforma që do të të mundësojë ta realizosh këtë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për teori, por për mundësi të vërteta dhe praktikë që lidhen ngushtë me tregun dhe industrinë. Ja disa arsye që do të të bëjnë të mendosh se ky program është mundësia që ke kërkuar:

Mundësi për të bashkëpunuar me mentorë dhe ekspertë ndërkombëtarë, ku do të kesh mundësinë të mësosh nga ata që kanë arritur sukses në nivel ndërkombëtar. Mentorët dhe ekspertët që do të të udhëzojnë janë të suksesshëm në fushat e tyre dhe do të ndajnë eksperiencën e tyre me ty. Ky mundësi është një hap i madh për zhvillimin e ideve dhe rritjen e aftësive të tuaja si sipërmarrës.

Qasje në trajnime dhe punëtori të personalizuara, trajnimet në UBT Start-up School janë të ndërtuara për të adresuar nevojat dhe sfidat konkrete të biznesit tënd. Të gjitha janë të orientuara në zhvillimin e aftësive praktike që do të të ndihmojnë të përballosh dhe të kapërcesh çdo pengesë që mund të hasësh gjatë rrugëtimit tënd sipërmarrës.

Rrjetëzim me sipërmarrës të suksesshëm dhe kompani partnere, pjesëmarrësit kanë mundësinë të lidhin kontakte të vlefshme me sipërmarrës të njohur dhe kompani të suksesshme. Këto lidhje mund të rezultojnë me mundësi investimesh, partneritete dhe bashkëpunime që mund të jenë të dobishme për biznesin tënd.

Mbështetje për zhvillimin e ideve nga faza fillestare deri në implementim, një nga aspektet më të rëndësishme të këtij programi është që nuk do të jesh vetëm në çdo hap të rrugëtimit tënd. Nga krijimi i ideve të biznesit deri te implementimi i tyre, UBT Start-up School të ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për të krijuar një biznes të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.

UBT Start-up School është një mundësi e artë për ata që duan të ndërtojnë, të zhvillojnë dhe të rrisin bizneset e tyre. Ky program është një hap i rëndësishëm për ata që duan të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe të jenë liderët e së ardhmes. REGJISTROHU TANI dhe bëhu pjesë e një platforme që do t’ju ndihmojë të zhvilloni potencialin tuaj të plotë!/UBTNews/

Exit mobile version