Një qytetar prizrenas e ka gjetur një kuletë në orët e pasdites së djeshme në Prizren.
Në kuletë pos shumës së parave kishte edhe dokumente identifikimi që i përkisnin një banori të komunës së Suharekës.
Pronari i kuletës është lajmëruar në stacionin policor dhe e ka marrë atë, raporton policia.
“Me datë 11.08.2022, rreth orës 16:00, qytetari A. S (36) nga Prizreni, ka raportuar në Stacionin Policor Prizren se ka gjet një kulet me një shumë të parave (rreth 140 euro ). Në kulet përveç parave kishte edhe një letërnjoftim të një qytetari nga Suhareka. Në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari i kuletës, ai ka ardhur në stacion e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon. Ky nuk është rast i vetëm kur qytetarët i kthejnë gjërat e gjetura”, thuhet në njoftimin e policisë.