UBT News

Arrestohet prizrenasi pasi e fotografon dhe incizon një grua fshehurazi përmes dritares

Një grua nga Prizreni ka raportuar në Polici se një burrë e ka fotografuar dhe e ka incizuar fshehurazi përmes dritares.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Prizren 08.07.2021 – 04:31. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes dritares fshehurazi i kishte bërë fotografi dhe disa incizime me telefon. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Exit mobile version