Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur të martën në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se një grua ka vdekur e dy persona kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë duke u trajtuar.
Sipas Policisë, “Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës, i cili mbetet në trajtim mjekësor, si dhe dy pasagjerët, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
