UBT News

Prizren, vdes këmbësorja që u godit nga vetura

Një këmbësore është goditur për vdekje nga një veturë mbrëmë në Prizren. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:26 në rrugën Brigada 125.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku
edhe ka vdekur. Vdekjen e saj e ka konstatuar dhe ekipi mjekësor. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar është, dhe i njëjti është dërguar në
mbajtje me urdhër të prokurorit./UBTNews

Exit mobile version