UBT News

Prizren, theret me thikë një person

Një person është therur me thikë në Prizren. Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari që ka therur me thikë një tjetër person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje./UBTNews

Exit mobile version