Një rast i dhunës në familje është denoncuar në polici gjatë së hënës.
Sipas raportit 24-orësh, viktima femër pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i biri dhe nusja e tij, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftim bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.