UBT News

Prizren, lëndohet rëndë një punëtor në vendin e punës

Një punëtor në Prizren ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Njësiti policor është duke hetuar rastin, por ende nuk dihet si ka ardhur deri tek lëndimi, pasi viktima nuk është në gjendje për të dhënë deklaratë”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews

Exit mobile version