Një person është arrestuar nga policia pasi ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur që nga muaji qershor.
Vajza ishte raportuar nga familja e zhdukur nga data 21 qershor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore.
BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ
Prizren 21.06.2021-24.08.2021 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare të mitur qe nga muaji 06. 2021, viktima ishte e raportuar si person i zhdukur nga data e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore. Rasti është duke u hetuar.