Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren për dhunë në familje. Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./UBTNews