UBT News

Privatësia në Chrome merr një tjetër goditje

Google ka vendosur të shtyjë planet për të bllokuar cookie-t e palëve të treta nga shfletuesi Chrome.

Cookie-t janë një mekanizëm që përdoren për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesve në internet dhe mundësuar publikuesve ti shënjestrojnë me reklama.

Aktualisht bllokohen nga rivalët e Google si Apple, Microsoft dhe Mozilla. Por kritikët thonë se nëse Google i bllokon, reklamuesit do të detyrohen të shkojnë tek gjiganti i kërkimit për informacionin që deri dje grumbullohej nga cookie-t duke i dhënë kështu një avantazh të padrejtë.

Kjo sepse kompania synon të zëvendësojë sistemin me një dizajn tjetër të Google për të cilin pretendon se mbron privatësinë por lejon reklamimin.

Ndalimi i cookie-ve ishte planifikuar për në 2022 dhe tashmë është shtyrë në 2023. Sipas statistikave, Chrome është shfletuesi më i madh me 65% të tregut. /PCWorld Albanian

Exit mobile version