Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë tek pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë janë deri në tri orë, ndërsa për të dalë nga Kosova deri në një orë e gjysmë.
Pritje ka edhe te pikëkalimet kufitare në Merdarë e në Muçibabë, ku për dallim nga Dheu i Bardhë pritjet në këto dy pika kufitare janë prej dhjetë deri në 20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë prej tre deri në pesë minuta.