Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë vizituar pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Vërmicë.
Pas takimit, dy ministrat kanë theksuar se janë duke punuar të gjejnë një zgjidhje që mërgimtarët gjatë kthimit të tyre për në Kosovë të mos presin me orë të tëra në këtë pikë kufitare.