UBT News

Pritje mbi 1 orë te Dheu i Bardhë, më pak në Merdare

Mëngjesi i së hënës është përgjithësisht i qetë dhe pa pritje në shumicën prej pikë kalimeve kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim bën vetëm pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë ku pritjet në dalje janë deri në 1 orë e 10 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 200 metra. Ndërsa në hyrje pritja nuk shkon më shumë se 15 minuta.

Në pikë kalimin kufitar Merdare pritjet në dalje janë deri në 35 minuta ndërsa raportohet për 100 metra kolonë automjetesh. Ndërsa në hyrje pritjet nuk shkojnë më shumë se 15 minuta.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

Exit mobile version