Në Kuvendin e Kosovës këtë të martë do të mbahen mbledhjet e gjashtë komisioneve parlamentare.
Mbledhja e parë fillon në orën 09:30 me Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, ku do të intervistohen kandidatët.
Ndërsa, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes fillon mbledhjen në orën 10:00, ku do të shqyrtohet projekt-rezoluta lidhur me Raportin e Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022.
Po ashtu, në orën 10:00 do të fillojë edhe mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Në orën 11:00 do të mbahen dy mbledhje të tjera nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, si dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i cili do të shqyrtojë shpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”.
Gjithashtu, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike fillon takimin në orën 10:00, ku ndër të tjera do të diskutohet lidhur me rekomandimet e raporteve të shqyrtuara në komision