Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë shumë shpejtë do të rinovohet. Kështu thuhet në komunikatën për media, ku bëhet e ditur se kjo si rezultat i nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ndërmarrjen Publike Banesore.
“Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë shumë shpejtë do të rinovohet, një lajm fantastik për qytetarët dhe artistët. Kryeshefja e këtij institucioni, Mrika Gashi Macula nënshkroi memorandumin bashkëpunues se bashku me kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Banesore, Artan Berisha për rinovimin e sallës”, thuhet në komunikatë.
Aty bëhet e ditur se Macula theksoi domosdoshmërinë për rinovimin e kësaj salle, e cila është pothuajse e vetmja adresë për artistët për të zhvilluar aktivitetet e tyre.
“Ka qenë një nga vendimet e para që kam marr sapo kam ardhur në krye të NPL Pallatit të Rinisë, është emergjente t’i japim kësaj salle pamjen dinjitoze dhe jam e lumtur që kësaj nisme iu bashkangjitur menjëherë dhe z. Artan Berisha, sepse në këtë mënyrë iu ofrojmë qytetarëve dhe artistëve tanë kushte adekuate dhe një standard në salla koncertale si kjo”, ka thënë ajo.