Një i mitur dje ka pranuar tretman mjekësor, pasi është therur me thikë në Prishtinë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar”, ka bërë të ditur Policia.
Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti do të vazhdojë të hetohet.