Një i mitur nga Prishtina është therur me thikë. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 09:20.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Viktima m/k i mitur ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari m/k i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews