Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur të enjten në rr. Mark Isaku në kryeqytet.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kanë sulmuar fizikisht viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.