Një femër është arrestuar në Prishtinë për shkak se sulmoi fizikisht një femër tjetër. Policia njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17:50.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht një femër kosovare. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews