Një 70-vjeçar dyshohet se ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare mëngjesin e hershëm të së premtes. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se 70-vjeçari është vetëdorëzuar dhe ndodhet në mbajtje.
“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit”, ka thënë ajo.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./UBTNews/