UBT News

Prishtinë: Mosmarrëveshje për drunj, plagoset një person

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Mramor të Prishtinës, pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuarit meshkuj janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.

Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime. /UBTNews/

Exit mobile version