Dy gra dje raportuan se u kërcënuan dhe ofenduan nga dy burra në Prishtinë. Policia sot informoi se u arrestua njëri nga të dyshuarit.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë ofenduar dhe kërcënuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të gjitha palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar”, informoi Policia.