Policia e Kosovës njofton se një i infektuar me COVID-19 nuk i ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij. Ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar rast për veprën penale “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”.
“Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews