Në Prishtinë është raportuar një rast i dhunës në familje. Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe e njëjta është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews