Dy viktima kanë raportuar se derisa ishin në lokalin e tyre në fshatin Besi të Prishtinës, kanë hyrë dy persona të dyshuar të maskuar dhe armatosur, të cilët duke i kanosur viktimat kanë arritur që me forcë t’iu marrin-grabisin para të gatshme.
Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është nën hetime./UBTNews