UBT News

Prishtinë: Dy aksidente, tre të lënduar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur këtë të mërkure në rajonin e Prishtinës, duke lënë tre persona të lënduar.

Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, u ndeshën një veturë me një autobus dhe si pasojë e këtij aksidenti një personi mori lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i lënduar është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”.

Borovci ka njoftuar edhe për aksidentin që ndodhi në fshatin Slivovë të Prishtinës.

“Sot rreth orës 10:00 në fshatin Slivovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./klankosova

Exit mobile version