Një burrë në Prishtinë dje ka pranuar tretman mjekësor, pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit rasti do të shkojë në procedurë të rregullt.