Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 120 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 18 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasiqë të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkohë që aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar tri armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara. Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi.
Si dhe janë shqiptuar 3154 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.