Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari ka marrë nga një person para nga në vlerë 1 mijë e 490 euro për t’i ndihmuar në një procedurë, në të cilën i dyshuari ishte zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./UBTNews