UBT News

Prishtinë: Aksident në rrugën “Zagrebi”, humb jetën një zyrtar policor

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një zyrtar policor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 06:30 dhe se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas Policisë, dyshohet se vdekja e zyrtarit policor ka ndodhur para aksidentit, si pasojë e një sulmi në zemër.

Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit” thuhet në njoftim.

Exit mobile version