UBT News

Prishtinasi tentoi ta rrëmbente një grua, arrestohet

Është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka tentuar ta rrëmbente një grua në rrugën “Ismet Hoti” në Prishtinë.

Policia bën me dije përmes raportit se i dyshuari në vendin e ngjarjes ka hedhur një thikë dhe substanca narkotike të llojit marihuanë.

“I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

Exit mobile version