Një burrë nga Prishtina është arrestuar, meqenëse dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se e mitura është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 21.07.2021 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Viktima femër kosovare (e mitur) është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.