Një konduktor i autobusit është sulmuar fizikisht dje në Prishtinë. Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.
Madje, i dyshuari edhe gjatë intervistimit ka kanosur edhe një zyrtar policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar –konduktor e kishte sulmuar atë fizikisht, ndërsa gjatë intervenimit një zyrtarë policor është kanosur verbalisht nga i njëjti. I dyshuari është arrestuar , pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti në procedure hetimore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.