Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndihmë financiare prej 50 mijë euro për Komunën e Preshevës, për shkak të pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani përmes rrjetit social Facebook, e cila ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe asambleistët e Kuvendit Komunal.
“Sapo u njoftova zyrtarisht se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndihmë financiare prej 50.000 Euro për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në Rahovicë, Raincë etj. Faleminderit Asambleistëve nga zemra për solidarizimin. Mirënjohje Shpend Ahmetit nga Presheva”, ka shkruar Sinani./UBTNews
(Driton Hyseni, Media dhe Komunikim në UBT)