UBT News

Prishtina merr kredi për blerjen e 30 autobusëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot nënshkroi marrëveshjen për kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, e cila do t’i jepet Trafiku Urban, kompanisë komunale të transportit publik në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të komunës së Prishtinës, kjo kredi do të përdoret për blerjen e 30 autobusëve, gjashtë prej të cilëve janë autobusë elektrik me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre.

“Autobusët Euro-VI janë autobusë të rinj me naftë në përputhje me standardin e emetimeve Euro-VI, i cili kufizon emetimet që ata prodhojnë”, thuhet në njoftim.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha se inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër.

Exit mobile version