UBT News

Prishtina me numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Prishtina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus, gjithsej 59, ndërkohë që në nivel vendi janë 314 raste aktive me këtë virus.

Ferizaj është e dyta me numrin më të lartë të rasteve aktive me 37, pasuar nga Prizreni me 35, Klina 22 dhe Gjilani 19.

Nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, deri më sot janë regjistruar 161,274 raste me COVID, prej tyre 2,989 persona humbën jetën ndërsa 157,971 llogariten të shëruar.

Sa i përket vaksinimit, prej fillimit të këtij procesi në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.

Sipas të dhënave të fundit, 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Exit mobile version