Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistrua rekord i rasteve – 281 raste të reja me COVID-19. Nga rastet e reja, 150 janë nga komuna e Prishtinës.
Pas kryeqytetit renditet Fushë Kosova me 22 raste, Prizreni me 20 raste, Gjilani dhe Vushtrria me nga 15 raste, Lipjani dhe Mitrovica me nga 8 raste, Ferizaj dhe Suhareka me nga 5 raste, Obiliqi me 4 raste komuna Viti 4 raste, Deçani, Drenasi, Gjakova, Podujeva dhe Skenderaj me nga 3 raste, Kamenica, Malisheva dhe Shtimja me nga 2 raste, dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dje deklaroi se nuk janë të interesuar për restriksione shtesë apo karantinë, por sipas tij, kjo varet nga qytetarët./UBTNews